Musai Olive Oil is embracing a greener future

Me mbi 30 vite traditë në prodhimin e vajit të ullirit ekstra të virgjër dhe organik, Musai Olive Oil po ecën drejt një të ardhmeje më të gjelbër !

E themeluar në vitin 1995, kompania ka ndërtuar një eksperiencë të qëndrueshme në përpunimin e ullirit, duke përzgjedhur me kujdes varietete të ndryshme, me theks të veçantë te Kalinjoti — një ulli vendas që i jep vajit aromë, shije dhe cilësi unike.

Fabrika e saj moderne ka një kapacitet përpunues prej 2.5 ton/orë, dhe bashkëpunon ngushtë me fermerë nga Vlora, Fieri dhe Mallakastra, duke garantuar produkt të certifikuar dhe të gjurmueshëm.

Në kuadër të zbatimit të Metodës së Eficencës së Burimeve dhe Prodhimit të Gjelbër (RECP) nga ekspertët e #UNIDOAlbania, kompania Musai po identifikon mënyra konkrete për:

  • Optimizimin e proceseve prodhuese
  • Kursimin dhe trajtimin e qëndrueshëm të ujit
  • Uljen e konsumit të energjisë
  • Përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve

Nga Vlora në tregjet ndërkombëtare — Musai Olive Oil, e vlerësuar me medalje ari në Itali, SHBA, Japoni dhe Hong Kong , po e forcon rolin e saj si shembull i një agro-industrie efikase, konkurruese dhe të qëndrueshme.

Aktualisht, pjesa më e madhe e prodhimit eksportohet në SHBA, Çeki dhe Zvicër, duke e pozicionuar kompaninë si një ambasador të cilësisë shqiptare në tregjet globale.

Ky aktivitet është pjesë e projektit “Bashkëpunimi me Sipërmarrjen dhe Zgjidhjet për SDG-të”, zbatuar nga #UNIDO dhe agjenci të tjera të OKB-së, me mbështetjen e Suedisë nëpërmjet #SIDA.

‐————

With over 30 years of tradition in producing extra virgin and organic olive oil, Musai Olive Oil is embracing a greener future !

Founded in 1995, the company has built a strong legacy in olive oil production, carefully selecting various olive varieties — with a special focus on Kalinjoti, a local cultivar known for its unique aroma and premium quality.

Its modern processing facility has a capacity of 2.5 tons/hour, working closely with farmers from Vlora, Fier, and Mallakastra to ensure a traceable and high-quality product.

As part of the Resource #Efficiency and #Cleaner #Production (#RECP) methodology implemented by #UNIDOAlbania experts, Musai Olive Oil is identifying practical ways to:

  • Optimize production processes
  • Save and sustainably treat water
  • Reduce energy consumption
  • Improve waste management

From Vlora to international markets — awarded with gold medals in Italy, the USA, Japan, and Hong Kong — Musai Olive Oil stands as a leading example of an efficient, competitive, and sustainable agro-industry.

Today, the company proudly exports most of its production to the USA, Czech Republic, and Switzerland, representing the excellence of Albanian olive oil on the global stage.

This activity is part of the project “Business Partnerships and Solutions for the SDGs”, implemented by #UNIDO and other UN sister agencies, with the support of Sweden through #SIDA.

Let’s build together a cleaner, greener, and more competitive agro-industry!